Vllaznia humb me set final, 2-3 në ndeshjen e sotme me Tiranën

Vllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, ai i meshkujve dhe i femrave, i kanë mbyllur me humbje ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatet respektive. Femrat kanë luajtur në Tiranë ndaj Partizanit. Këto dy skuadra, bashkë me Studentin dhe Minatorin, marrin pjesë në Volej Liga. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të dobët sot teksa është mundur me rezultatin 0-3. Setet e kësaj ndeshje kanë qenë 25-17, 25-17 dhe 25-14 për Partizanin. Në këtë mënyrë, ky ekip e ka nisur serinë e ndeshjeve të këtij turi me humbje. Po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe ekipi i meshkujve.
Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Dinamos për kampionat

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar, atë të luajtur mesditën e sotme në Shkodër ndaj Dinamo. Rezultati përfundimtar në fund të ndeshjes ka qenë 3-0 për vajzat shkodrane. Ata e kanë dominuar lojën që nga fillimi dhe deri në fund. Seti i parë është mbyllur me rezultatin 25-14. Thuajse e njëjta situatë edhe në setin e dytë që mbyllet 25-15 ndërsa në të tretin epërsia është edhe më e madhe dhe Vllaznia e fiton atë 25-12.
Vllaznia për femra s’mund të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia nuk ka arritur të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese të kampionatit në ndeshjen e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Tirana 25-15, i dyti 25-16 ndërsa në të tretin epërsia ka qenë edhe më e madhe, 25-12 për vajzat kryeqytetase. Ndërkohë, në kuadrin e ndeshjeve të kësaj jave, ka fituar edhe UMB Volej në Peshkopi ndaj Korabit vendas me të njëjtin rezultat 3-0.
Vllaznia për femra fiton sot në Tiranë 3-2 me Studentin

Ka filluar faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Vllaznia ka luajtur mesditën e sotme në Tiranë me ekipin e Studentit dhe ndonëse në transfertë, ajo ka arritur të fitojë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 3-2 për vajzat shkodrane. Ata e kanë nisur takimin duke e fituar setin e parë në shifrat 25-13. Edhe në të dytin epërsia e tyre ka vazhduar dhe këtë herë rezultati i fiksuar ka qenë edhe më i thellë, 25-11. Kur duket se ndeshja do të përfundonte me fitoren e pastër të Vllaznisë, nuk do ndodhë kështu. Ajo lëshon në lojë dhe për rrjedhojë Studenti e fiton setin e tretë me diferencë të madhe 25-9.
Vllaznia për meshkuj fiton 3-0 në Elbasan për kampionat

Vllaznia për femra mundet 0-3 nga Skënderbeu në Korçë

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 në Shkodër nga Studenti

Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 me Korabin në Shkodër

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia ka arritur një fitore të pastër sot ndaj Korabit me rezultatin 3-0. Vajzat dibrane nuk kanë mundut të rezistojnë dot ndaj atyre shkodrane dhe për rrjdhojë, vetëm sa kanë luajtur tre setet dhe në fund kanë dalë të mundura.Seti i parë është mbyllur në shifrat 25-12 për Vllazninë e drejtuar nga trajneria Sadije Gogaj dhe nga kapitenia Ana Gjelaj në fushë.
Vllaznia për femra mundet 0-3 në Rrëshen nga Minatori

Volejbollistet shkodrane nuk kanë mundur të marrin asnjë set dhe jo më të fitojnë në ndeshjen e rradhës, atë që kanë zhvilluar mesditën e sotme në Rrëshen ndaj Minatorit vendas. Vllaznia është mundur 0-3 megjithatë ka vazhduar ta mbajë vendin e tetë në renditje. Pikërisht atë vend që e çon atë në fazën tjetër të kampionatit. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj vetëm në pjesën e parë kanë mundur të rivalizojnë disi teksa e kanë humbur atë në shifrat 17-25. Në të dytin, epërsia e vajzave mirëditore ka qenë e madhe teksa ata e kanë fituar këtë set në shifrat 25-8.