Vllaznia mundet 0-3 sot nga Studenti në “Qazim Dervishi”

Rezart Prela, një ditëlindje larg pasionit të madh-volejbollit

Vllaznia fiton lehtësisht 3-0 ndaj Elbasanit

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Teuta në Durrës

Kalaja: Vllaznia s’ka lekë as për udhëtime jashtë Shkodre
Humbja me Tiranën dy ditë më parë nuk është se e ka shqetësuar shumë trajnerin e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë- Artan Kalanë. Skuadra që ai drejton është sërish brenda objektivave të saj dhe mbi të gjitha brenda garës për titullin kampion. Por ajo që e shqetëson këtë trajner është sërish i njëjti problem: mungesa e anës financiare. Ndonëse kemi hyrë në muajin e dytë të këtij viti, klubit shkodran ende nuk i kanë kaluar fondet e duhura për udhëtimet e ekipeve jashtë Shkodrës dhe në kushte të tilla, ekipet po udhëtojnë me fondet e tyre.
Vllaznia mundet 1-3 nga Tirana në “Qazim Dervishi”

Arjola Prenga, shqiptarja që po shkëlqen në volejbollin francez
Nga Mejdan ZHIVANI
Vllaznia humb 1-3 ndaj Studentit por dhuron spektakël

Volejbollistja e Vllaznisë Ana Gjelaj grumbullohet në Kombëtare

Faza e tretë e kampionatit nis me Studenti- Vllaznia

Ditën e nesërme, nis faza e tretë e kampionatit kombëtare të volejbollit për meshkuj. Në ndeshjen e parë të kësaj faze, Vllaznia do të ndeshet me Studentin kryesues dhe takimi do luhet të shtunën në ora 18.00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit. Skuadra shkodrane e trajnerit Artan Kalaja vjen në këtë fazë të tretë pas merkatos së dimrit por pa asnjë ndryshim në rradhët e saj. Ajo nuk ka patur mundësi financiare për të marrë ndonjë volejbollist tjetër e për t'u përforcuar dhe për rrjedhojë do luajë sërish me të njëjtët sportistë që ka patur deri në dhjetor. Nga ana tjetër, Studenti kryesues, ndonëse ndodhet në vend të parë, sërish ka bërë përforcime duke marrë dy të huaj.