Vllaznia për femra mundet 0-3 nga Studenti

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Edhe pse pa trajneren Aida Shehu në stol Studenti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër përballë vajzave kuqeblu në setet 0-3. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”. Edhe në këtë sfidë ka qenë eksperienca ajo që ka vendosur. Vllaznia ka shfaqur dëshirë të madhe dhe shumë ego për ta fituar ndeshjen por shkodranet i ndëshkon mungesa e eksperiencës.

Flet “liberoja” Renato Kola: I lumtur që prej 17 vitesh luaj për fanellën më...

0
Finalja e së dielës ndaj Partizanit, e para në serinë e takimeve finale për Vllazninë, pritet me shumë interes në Shkodër. Emocionet e takimit të tretë gjysmëfinal ndaj Tiranës janë ende prezent tek të gjithë pjestarët e ekipit shkodran...

Vllaznia e volejbollit humb një nga titullarët. Firmos për Erzenin e Shijakut

0
Kur u duk se gjerat do te ishin ne rrugen e duhur per te ndertuar serish nje ekip pretendent per titullin kampion, Vllaznia e volejbollit te meshkujve ne menyre te papritur eshte perballur sot me largimin e njerit prej...

Vllaznia- Tirana, supersfida e nesërme në “Qazim Dervishi”

0

Java e tretë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj do të dhurojë sfidën më interesante të tij, atë Vllaznia- Tirana. Kjo e fundit në fakt konsiderohet ekipi më I fortë I kampionatit ngaqë javën e kaluar ka mundur ekipin e Studentit, një tjetër ekip pretendent. Bardheblutë kanë marrë në rradhët disa volejbollistë cilësorë dhe për këtë arsye, pretendojnë që të mos e lëshojnë më vendin e parë. Megjithatë, këtë të shtunë prova serioze për ta do jetë përballja me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në Shkodër, pikërisht pasditen e së shtunës në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Klaudio Qeraxhija drejt largimit për tek Studenti

0

Dje ka qenë planifikuar të hidhejshorti I kampionateve kombëtare të volejbollit. Kështu kishte vendosur Federata përkatëse por kjo nuk ka ndodhur sepse 11 klube vazhdojnë të jenë kundër kësaj Federate në lidhje me tarifat që ajo ka aplikuar për pjesmarrjen në kampionat. Siç dihet, këto 11 klube kanë firmosur edhe një peticion kundër këtij institucioni për shkak të pagesave të larta që ajo ka aplikuar për pjesmarrjen në kampionat. Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Vllaznia ndërkohë po vazhdon stërvitjet teksa kryesisht është marë me përgatitjet fizike për shkak të rikonstruksionit që po i bëhet pallatit të sportit dhe ata nuk kanë një ambjent për t’u stërvitur.

Rikthehet pas 20 vitesh ekipi i volejbollit te te rriturave te Vllaznise

0

Vllaznia rikthen skuadrën e të rriturave në volejboll për femra. Shkodranet sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kampionatin Kombëtar për të rritura. Kjo skuadër i ka munguar prej vitesh Shkodrës dhe shpesh herë për dikë ka qenë edhe shqetësuese. Mungesa e skuadrës së femrave të volejbollit për dashamirësit e sportit ka qënë e papranueshme.

Ana Gjelaj emërohet z/ trajnere e ekipit të femrave të Vllaznisë

0

Kapitenia dhe lojtarja më me përvojë e ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë, Ana Gjelaj, që nga dita e djeshme është emëruar edhe si zëvendëstrajnere e këtij ekipi. Lajmi është konfirmuar për gazetën shkodrasport.com nga vetë shefi i klubit Vllaznia Mark Kroqi. Në këtë mënyrë tashmë stafi drejtues i këtij ekipi është kompletuar me emërimin e Gjelajt në këtë detyrë teksa bashkë me trajneren Sadije Gogaj, do ta drejtojnë këtë ekip natyrisht me pretendime të reja në sezonin e ri. Në sezonin e fundit Vllaznia e mbylli në vendin e gjashtë megjithatë objektivat janë për t'u ngjitur në renditje.

Vllaznia firmos me boshnjakun Amar Brodliç

0
Pas ekipit të femrave, edhe ai i meshkujve të volejbollit të Vllaznisë ka bërë përforcime në merkaton e janarit. Stafi drejtues i këtij ekipi bën të ditur se para pak ditësh ka arritur akordin me një volejbollist bosnjak dhe...

6 vjet më parë Vllaznia fitonte të vetmin titull kampion, Qafarena: Ai titull do...

0
Gjashtë vite më parë, Vllaznia e volejbollit të meshkujve arriti të fitojë të parin titull kampion kombëtar në historinë e volejbollit të SK Vllaznia. Ky sukses i arritur me fitimin e të parit dhe të vetmit titull kampion për...

Pëson infrakt, vdes duke dhënë mësim trajnerja e volejbollit Alda Kaçorri

0

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin shkodran. Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80, anëtare e ekipit kombëtar dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri. Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim. Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës, nxënësit të cilëve ka qenë duke u dhënë mësim, por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër.