Dragan Boshkoviç hedh firmë për Vllazninë. Vij për titullin

0

Ditën e sotme ka hedhur zyrtarisht firmë në kontratë një nga volejbollistët e ardhur tek Vllaznia. Bëhet fjalë për Dragan Boshkoviç. Malazezi është i datëlindjes 08.06.1994 dhe vjen nga ekipi i Buduçnost. Të dhënat e tij duken shumë të mira dhe po ashtu kemi të bëjnë me një volejbollist shumë cilësor. Fakti që sezonin e kaluar ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar U-19 të Malit të Zi, flet vetë. Gjërat kësisoj janë në rrugë të mbarë për Vllazninë e volejbollit. Afrimi i një sponsori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga ana e klubit shkodran, ka rregulluar shumë gjëra në këtë ekip që është pretendent për titullin kampion.

Vllaznia merr edhe një malazez tjetër- Nikola Kuç

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër volejbollisti të huaj. Bëhet fjalë për malazezin Nikola Kuç. Ai është federuar pikërisht pasditen e datës 31 janar, që ka qenë e fundit e mbylljes së merkatos. Në këtë mënyrë, ka shkuar në dy numri i të huajve tek ekipi shkodran pasi pak ditë më parë firmosi me të edhe malazezi tjetër Dragan Boshkoviç. Me këto përforcime, duket qartë se Vllaznia nuk ka ndër mend ta lëshojë kollaj vendin e parë që mban aktualisht në renditje pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit.

Vllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

0

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, ai i meshkujve dhe i femrave, i kanë mbyllur me humbje ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatet respektive. Femrat kanë luajtur në Tiranë ndaj Partizanit. Këto dy skuadra, bashkë me Studentin dhe Minatorin, marrin pjesë në Volej Liga. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të dobët sot teksa është mundur me rezultatin 0-3. Setet e kësaj ndeshje kanë qenë 25-17, 25-17 dhe 25-14 për Partizanin. Në këtë mënyrë, ky ekip e ka nisur serinë e ndeshjeve të këtij turi me humbje. Po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe ekipi i meshkujve.

Hidhet shorti i kampionatit, Vllaznia e nis ndaj Tiranës

0
Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur ditën e djeshme shortin e kampionateve të meshkujve dhe femrave, kampionate këto që do të nisin në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit. Këtë edicion, pjesmarrs në kampionatin e meshkujve do...

Volejbollistet e Vllaznisë pa fat. Humbin ngushtësisht në Durrës

0

Ditën e sotme ka nisur edhe kampionati kombëtar i volejbollit të femrave. Vllaznia ka luajtur në Durrës ndeshjen e parë ndaj Teutës vendase dhe asaj i ka munguar fati për marrjen e një fitoreje. Ajo vërtetë ka humbur me rezultatin 0-3 por në të tre setet ka qenë shumë pranë fitores.

Vllaznia për meshkuj fiton 3-0 në Elbasan për kampionat

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pas humbjes në mesjavë me Studentin, është rikthyer sërish tek fitorja. Ai e ka bërë këtë gjë në Elbasan ditën e djeshme teksa ka fituar ndaj skuadrës vendase me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistët shkodranë që nga fillimi dhe deri në fund.

Vllaznia humb 1-3 ndaj Studentit por dhuron spektakël

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka dhuruar spektakël sonte në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit në përballjen me Studentin kryesues të kampionatit. Pavarësisht se ka humbur 1-3 skuadra e trajnerit Artan Kalaja ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke dhuruar kënaqësi tek të pranishmit në pallatin e sportit. Seti i parë i ndeshjes në fakt ka qenë i dobët për shkodranët që e kanë humbur atë në shifrat 12-25. U duk se Studenti do ta kishte të lehtë fitoren por nuk do ishte kështu. Në të dytin, ka një rivalitet të madh dhe në fund, falë përvojë fitojnë vendasit në shifrat 25-23.

Skënderbeu i tre volejbollistëve shkodranë renditet më lart se Vllaznia në fund të fazës...

0
Ekipi i Skenderbeut ne volejboll per meshkuj ka arritur te siguroje nje vend ne fazen play-off, ne mes skuadrave me te mira te kampionatit. Keshtu, pjese e suksesit te Skenderbeut kane qene edhe tre volejbollistet shkodrane me mjaft eksperience,...

Farka Volej i shkakton një surprizë të hidhur Vllaznisë

0

Farka Volej ka shkaktuar surprizën e javës së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj teksa ka fituar brenda në Shkodër me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Vllaznisë. Në fakt kjo nuk pritej ngaqë shkodranët në sezonin e ri janë përforcuar dhe kërkojnë të jenë një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Por ndeshja e parë tregoi tjetër gjë. Miqtë nga Farka, kanë arritur të fitojnë setin e parë 25 me 16 dhe pastaj edhe të dytin 25-21 duke çuditur disi vendasit që kujtohen të zgjohen vetëm në setin e tretë megjithatë edhe ky do të fitohej në shtesë nga Farka Volej me rezultatin 29 me 27 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Vllaznia e femrave i nis me humbje ndeshjet e Kupës

0

Vllaznia në volejboll për femra ashtu siç pritej, e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Takimi është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe ka qenë i pari i zhvilluar për këtë kompeticion. Vajzat shkodrane janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre por  e kanë patur të vështirë. Seti i parë i ndeshjes është me shifrat 25-17 ndërsa i dyti dhe i treti kanë patur nga një pikë më tepër, 25-18 dhe 25-19.