Anton Qafarena gati të lërë Vllazninë për të shkuar në Qipro

0

Një nga lojtarët e rinj më me perspektivë i volejbollit shkodran por edhe atij shqiptar, pikërisht Anton Qafarena, duket se është shumë pranë largimit nga kampionati shqiptar. 18 vjeçari ka spikatur në dy sezonet e fundit duke luajtur me Vllazninë dhe ishte kërkuar nga disa ekipe si të kampionatit tonë por edhe jashtë. Oferta e fundit mësohet të ketë ardhur për të nga një ekip i kategorisë së parë të Qipros. Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij lojtari. Ende s’ka asgjë zyrtare por skuadra qipriote mësohet se është interesuar për Qafarenën dhe se mund të bëhet e mundur lëvizja e tij nga Vllaznia në kampionatin e Qipros.

Vllaznia në delir: Titullin e festojmë të premten në Tiranë

0

Ëndërra e shumë brezave të volejbollit shkodran po shkon drejt konkretizimit këtë vit. Me shpalljen për herë të parë në historinë e Vllaznisë kampione e vendit. Mbase fati u ka takuar brezit aktual të volejbollistëve të drejtuar nga trajneri Kroqi, që të jenë ata kampionët. Dhe në fakt, drejt kësaj gjëje po shkohet. Fitimi i dy ndeshjeve të para ndaj Studentit, i ka dhënë epërsinë e duhur dhe njëkohësisht edhe qetësinë shkodranëve.

Vllaznia humb 1-3 gjysmëfinalen e parë ndaj Studentit

0

Sot pasdite në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është zhvilluar ndeshja e parë e turit gjysmëfinal të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj në mes ekipeve të Studentit dhe Vllaznisë. Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, e shoqëruar me rivalitet në mes dy ekipeve por në fund ka triumfuar Studenti që ka fituar 3-1. Skuadra e Ylli Tomorit ka fituar setin e parë në shifrat 25-15 ndërsa në të dytin është Vllaznia që barazon shifrat duke fituar 25-22. Pritej të kishte më shumë rivalitet në setin e tretë por nuk ndodh kështu sepse kryeqytetasit fitojnë 25-16 dhe pastaj edhe setin e katërt 25-13. Në këtë mënyrë është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale në mes këtyre dy skuadrave ndërsa të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës do luhet ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve.

Djemtë e volejbollit fitojnë sërish ndërsa vajzat një tjetër humbje

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat edhe këtë javë duke vazhduar të ruajë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ata kanë pritur sot pasdite në Shkodër ekipin e Elbasanit të cilin e kanë mundur në shifrat 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë histori. Miqtë vetëm në setin e tretë kanë rivalizuar duke shënuar 22 pikë ndërsa në dy setet e tjera kanë shënuar 16 dhe 20 përballë 25 pikëve të fitores së shënuara nga shkodranët. Kjo fitore sigurisht që shton moralin e Vllaznisë për ta mbajtur sa më gjatë vendin e dytë dhe pse jo për të synuar edhe të parin.

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Studenti kryesues

0

Studenti kampion në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti”, në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Top Volej Ligës, një ndeshje që nisi rreth 60 minuta me vonesë. Por kjo nuk e pengoi skuadrën kryeqytetase të mposhte me lehtësi rivalët nga Shkodra, që megjithëse u përpoqën nuk arritën të përballojnë ritmin e diktuar nga Studenti. Në të 3 setet ishin volejbollistët e trajnerit Ylli Tomorri ata që patën epërsi në lojën e tyre, duke u shkëputur vazhdimisht dhe e merituan plotësisht fitoren.

Vllaznia ndaj Skënderbeut për rekord. Synon fitoren e tetë rradhazi

0
Ecuria e shkëlqyer në kampionat e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pritet të mbyllë fazën e parë veç me suksese. Pas shtatë fitoreve të arritura deri më tani, të shtunën ndaj Skënderbeut do të synohet e teta....

Volejbollistët e Vllaznisë, dy ndeshje, dy humbje në kampionat

0

Përveç ekipit të basketbollit të meshkujve, edhe ai i volejbollit të Vllaznia, ka pësuar humbje këtë javë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Mark Kroqi ka luajtur edhe ai në kryeqytet ndaj Partizanit dhe është mundur me rezultatin 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë rivalitet. Vetëm në setin e parë, volejbollistët shkodranë kanë bërë maksimumin e tyre por pa arritur dot ta fitojnë atë sepse kanë qenë të kuqtë që e kanë fituar me shifrat 26 me 24. Vetëm kaq sepse në dy setet e tjera, ka qenë ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Tomori që ka dominuar takimin duke i fituar ato me rezultatet 25-14 dhe 25-20.

Vllaznia në kërkim të një sponsori. Duhen 10 mijë euro për titullin

0
Nëse basketbolli I meshkujve të Vllaznisë është në kulmin e tij, me pak gjë në këto nivele mund të shkojë edhe ekipi I volejbollit të meshkujve të këtij klubi. Ai aktualisht mban vendin e parë në renditje pas fazës...

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Teuta në Durrës

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar, atë të luajur në Durrës ndaj Teutës vendase me rezultatin 0-3. Pas humbje në mesjavë me Tiranën në Shkodër, është shënuar edhe një tjetër disfatë për skuadrën e Artan Kalasë megjithatë kjo në njëfarë mënyre ka qenë e pritshme sepse luhej ndaj njërës prej skuadrave më të mira të kampioantit dhe pretendente e fortë për titullin kampion siç është Teuta.

Vllaznia fiton 3-2 në Korçë. Kuqeblutë një hap larg gjysmëfinales

0
Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka hedhur nje hap shume te rendesishem per kalimin ne turin gjysmefinal te kampionatit. Ne ndeshjen e pare çerekfinale, ajo ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Skenderbeut. Ndeshja eshte luajtur diten e sotme ne pallatin...