Vllaznia humbet me set final ndaj Tiranës në gjysmëfinale

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka qenë shumë pranë finales në Kupën e Flamurit që është duke u organizuar nga Federata përkatëse me rastin e festave të nëntorit. Ajo është mundur me set final nga Tirana në një ndeshje që ka patur shumë emocione brenda . Ky takim është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në pallatin  e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe është ndjekur me mjaft interes nga të pranishmit. Këto dy ekipe ishin ndeshur edhe para 10 ditësh në Shkodër për kampionat ku Vllaznia fitoi pastër 3-0 por këtë herë ishte ndryshe.

Vllaznia, nesër në gjysmëfinale të Kupës ndaj Studentit

0

Pasditen e së mërkurës në Tiranë do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në këtë kompeticion marrin pjesë katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia e Shkodrës do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi- Studentin.

Vllaznia për femra mundet 0-3 nga Partizani në Shkodër

0

Në javën e tretë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra, Vllaznia është mundur me rezultatin 3-0 nga Partizani. Ndeshja është zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe nuk ka zgjatur shumë pasi vajzat mike nga kryeqyteti nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë. Vetëm në setin e patë ata kanë hasur në njëfarë rezistence nga shkodranet dhe ky set do mbyllej 25- 20, ndërsa në dy të tjetër nuk ka patur shumë histori.

Vllaznia për femra fiton 3-0 në javën e dytë me Studentin

0

Vllaznia në volejboll për femra ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat. Pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë, atë të luajtur në Korçë me Skënderbeun, në javën e dytë ajo ka patur përballë ekipin e Studentit. Ndeshja është luajtur mesditën e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është mbyllur shpejt me fitoren e vajzave kuqeblu me rezultatin e pastër 3-0.

Ekipet e Vllaznisë e nisin me humbje kampionatin e ri

0

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia e kanë nisur me humbje kampionatin e ri. Ekipi i meshkujve ka luajtur në Shkodër me Teutën dhe është mundur me rezultatin 1-3. Me të njëjtin rezultat është mundur edhe ekipi i femrave por ndryshimi është se ata kanë humbur në Korçë ndaj Skënderbeut. Sa i takon ekipit të meshkujve ndoshta nuk pritej humbja por ndeshja ka treguar tjetër gjë.

Vllaznia kërkon volejbollistin kosovar Adriatik Kajtazi

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj duket se ka ndër mend të ndërtojë një ekip pretendent për sezonin e ri. Kjo mësohet pikërisht pas ofertës që drejtuesit e saj mësohet t'i kenë bërë një lojtari të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për kosovarin Adriatik Kajtazi. Lajmi është bërë i ditur në mediat kosovare. Interesimin e skuadrës shqiptare, e  ka konfirmuar vetë  volejbollisti nga Prishtina. “Është e vërtetë që kam një ofertë nga skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. Unë ia kam dërguar kërkesat e mija dhe tash mbetet të shihet se çka do të ndodhë. Brenda kësaj jave do të dihet përfundimisht a do të shkojë në Shqipëri, apo në ndonjë skuadër tjetër. Oferta e skuadrës shqiptare është shumë serioze”, ka thënë Kajtazi, i cili pëlqehet në mas të madhe nga tifozët e Vllaznisë.

Vllaznia e volejbollit, dënimi që erdhi për Kosovën- Viti 1971

0

Dënimi të gjithë ekipeve të klubit Vllaznia për shkak të “sjelljes jo të mirë” të volejbollistëve të saj në Kosovë, është ende edhe sot pas 40 vitesh, një mister i madh. Pezullimi i të gjitha ekipeve nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, ka qenë pa logjikë fare. Ai që jep versionin e tij për këtë ngjarje, është një nga protagonistët e atij ekipi që solli më pas dënimin e gjithë sporteve të Shkodrës. Është Viktor Jubani ai që e kujton me shumë interes atë ngjarje edhe sot ndonëse kanë kaluar shumë kohë. Njëlloj sikur të kishte ndodhur dje. Ai ndjehet i trishtuar nga gjithë ajo histori. Mendon se Vllaznia dhe sporti shkodran, shërbyen si “mish për top” për pushtetin e saj kohe, sepse kishte njëfarë xhelozie për Kosovën dhe prandaj duhej të ndodhte diçka për t’i prishur këto marëdhënie.

Klaudio Qeraxhija drejt largimit për tek Studenti

0

Dje ka qenë planifikuar të hidhejshorti I kampionateve kombëtare të volejbollit. Kështu kishte vendosur Federata përkatëse por kjo nuk ka ndodhur sepse 11 klube vazhdojnë të jenë kundër kësaj Federate në lidhje me tarifat që ajo ka aplikuar për pjesmarrjen në kampionat. Siç dihet, këto 11 klube kanë firmosur edhe një peticion kundër këtij institucioni për shkak të pagesave të larta që ajo ka aplikuar për pjesmarrjen në kampionat. Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Vllaznia ndërkohë po vazhdon stërvitjet teksa kryesisht është marë me përgatitjet fizike për shkak të rikonstruksionit që po i bëhet pallatit të sportit dhe ata nuk kanë një ambjent për t’u stërvitur.

Vllaznia dhe 10 klube të tjera kundër Federatës Shqiptare të Volejbollit

0

Kampionatet kombëtare të volejbollit si për meshkuj dhe për femra, janë në dyshim të nisin për sezonin e ri sportiv. Kjo sepse 11 klube të vendit po kundërshtojnë një vendim të marrë nga Federata Shqiptare e Volejbollit në mbledhjen e kryesisë së saj një muaj më parë. Ky vendim thotë se të gjithë klubet, për të marrë pjesë në sezonin e ri duhet të paguajnë 12-fish më shumë taksa nga një vit më parë. Bëhet fjalë për taksën e pjesmarrjes, atë të federimit dhe disa të tjerë që çdo klub paguan në Federatë.

Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e dytë dhe mbyll sezonin

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të dalë as në finale e kampionatit kombëtar. Ndonëse pretendimet kanë qenë të tilla, madje edhe për tentuar titullin kampion, volejbollistët shkodranë nuk e kanë arritur një gjë të tillë. Ata kanë patur shpresë për të fituar të paktën ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj ekipit të Tiranës por nuk ka ndodhur kështu. Edhe në takimin e dytë  ndaj bardhebluve, ata sërish kanë humbur. Këtë herë me rezultatin 3-0. Shkodranët janë munduar të paktën të mos heqin dorë menjëherë nga pretendimet e tyre por nuk ka ndodhur kështu.