Vllaznia merr edhe një malazez tjetër- Nikola Kuç

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër volejbollisti të huaj. Bëhet fjalë për malazezin Nikola Kuç. Ai është federuar pikërisht pasditen e datës 31 janar, që ka qenë e fundit e mbylljes së merkatos. Në këtë mënyrë, ka shkuar në dy numri i të huajve tek ekipi shkodran pasi pak ditë më parë firmosi me të edhe malazezi tjetër Dragan Boshkoviç. Me këto përforcime, duket qartë se Vllaznia nuk ka ndër mend ta lëshojë kollaj vendin e parë që mban aktualisht në renditje pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit.

Kroqi: Federata e volejbollit s’denjoi ta bënte Kupën në Shkodër

0

Pas eksperiencës shumë pozitive me ndeshjet finale të Kupës së Republikës në basketboll për meshkuj dhe për femra gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, klubi shumësportësh Vllaznia ka kërkuar të zhvillojë po në Shkodër edhe finalet e Kupës së Republikës në volejboll për meshkuj. Një kërkesë e tillë i është adresuar Federatës përkatëse por në fakt këtë herë përgjigja ka qenë negative. Arsyeja duket disi banale: Kërkesa është bërë vonë! Ai që ka shpjeguar këtë çfarë ka ndodhur ka qenë drejtori i këtij klubi Mark Kroqi i cili në një prononcim për shkodrasport.com është shprehur:

Dragan Boshkoviç hedh firmë për Vllazninë. Vij për titullin

0

Ditën e sotme ka hedhur zyrtarisht firmë në kontratë një nga volejbollistët e ardhur tek Vllaznia. Bëhet fjalë për Dragan Boshkoviç. Malazezi është i datëlindjes 08.06.1994 dhe vjen nga ekipi i Buduçnost. Të dhënat e tij duken shumë të mira dhe po ashtu kemi të bëjnë me një volejbollist shumë cilësor. Fakti që sezonin e kaluar ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar U-19 të Malit të Zi, flet vetë. Gjërat kësisoj janë në rrugë të mbarë për Vllazninë e volejbollit. Afrimi i një sponsori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga ana e klubit shkodran, ka rregulluar shumë gjëra në këtë ekip që është pretendent për titullin kampion.

Vllaznia gjen sponsor. Vijnë edhe dy volejbollistë malazezë

0
Pas basketbollit, duket se ditë të mira po vijnë edhe për volejbollin shkodran. Drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia dhe në veçanti falë interesimit të drejtorit Mark Kroqi, duket se po bëhet e mundur gjetja e një sponsori për ekipin...

Vllaznia në kërkim të një sponsori. Duhen 10 mijë euro për titullin

0
Nëse basketbolli I meshkujve të Vllaznisë është në kulmin e tij, me pak gjë në këto nivele mund të shkojë edhe ekipi I volejbollit të meshkujve të këtij klubi. Ai aktualisht mban vendin e parë në renditje pas fazës...

Tre ekipet të Vllaznisë në volejboll, të parët në renditje

0

Përveç basketbollit, edhe sporti i volejbollit në klubin shumësportësh Vllaznia, është duke bërë gjithçka mirë. Me ekipin e parë të meshkujve që ndodhet në vend të parë pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit, por edhe me ekipet e të rinjve dhe të rejave që e kanë mbyllur në vend të parë fazën e parë të kampionateve. Duket se gjithçka po shkon mirë me këtë sport. Tek ekipi i të rinjve që drejtohet nga trajneri Mirjam Rrahishta, ai ka zënë vendin e parë në grupin e tij duke qenë kësisoj një nga ekipet e kualifikuar për fazën e dytë të kampionatit që do të luftojë për titullin kampion.

Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Minatorit të Rrëshenit

0

E ndërsa faza e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ka përfunduar, ajo për femra vazhdon. Ekipi I Vllaznisë ndeshjen e rradhës për kampionat e ka luajtur pasditen e së shtunës ndaj Minatorit të Rrëshenit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar pastër nga vajzat shkodrane me rezultatin 3-0. Takimi nuk ka patur shumë histori.

Vllaznia për meshkuj pretendente për të fituar Kupën e Flamurit

0

Festa e Flamurit do të shoqërohet me një aktivitet shumë interesant në sportin e volejbollit.  Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të organizojë një turne me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira për momentin në kampionatin e meshkujve dhe e ka emërtuar atë Kupa e Flamurit. Pjesmarrës do jenë ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Studentit dhe Farka Volej. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale pasditen e sotme sipas kalendarit Vllaznia- Farka Volej dhe Tirana- Studenti. Këto ndeshje do të luhen në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit.

Rituali i zakonshëm, fitojnë meshkujt, humbasin femrat

0

Edhe këtë javë ka ndodhur si zakonisht rituali i ekipeve të volejbollit të klubit Vllaznia teksa kanë fituar meshkujt dhe kanë humbur femra. Këto të fundit, kanë luajtur të parat pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ato kanë patur përballë ekipin e Teutës së Durrësit, një nga më të mirët në kampionat dhe ndaj tij kanë humbur me rezultatin 0-3. Seti i parë i ndeshjes ka përfunduar në shifrat 12-25, në të dytin ka patur diçka më shumë rezistencë megjithatë është fituar sërish nga durrsaket 25-20 ndërsa në të tretin është fiksuar rezultati 25-16 dhe kësisoj Teuta ka fituar 3-0.

Vllaznia mund edhe Tiranën, është e para në renditje

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj ekipit kryesor rival për titullin kampion, Tiranës. Ajo ka fituar 3-2 në një ndeshje me shumë emocione pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshja ka nisur mirë për volejbollistët shkodranë që fitojnë dy setet e para në shifrat 25-20 dhe 25-21. Ata ishin shumë pranë edhe fitores në setin e tretë dhe të krejt ndeshjes kur udhëhiqnin 20-15 por Tirana përmbys gjithçka dhe fiton 25-23. Me të njëjtin rezultat në favor të Tiranës do të mbyllej edhe seti I katërt duke bërë kështu që ndeshja të shkonte në set final.