Vllaznia humbet finalen e Kupës. Mundet 0-3 nga Studenti
Volejbollistët e Vllaznisë nuk kanë arritur dot të fitojnë as trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të Tiranës, ata janë mundur me rezultatin 3-0 nga Studenti që kësisoj është shpallur fitues i këtij trofeu. Vllaznia është mundur jo pak ta fitojë këtë trofe por në këtë ndeshje finale nuk është ngjitur aty ku pritet. Seti i parë është mbyllur 25-21 ndërsa në të dytin rivaliteti ka qenë më i madh teksa Vllaznia udhëhoqi për një moment edhe 24-23 por pa shënuar pikën e fundit dhe më pas ka qenë sërish Studenti që ka fituar 29-27. Vllaznia- Studenti, finalja e sotme e Kupës për meshkuj
Vllaznia dhe Studenti kanë siguruar daljen në finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj për këtë vit. Ata kanë mundur respektivisht ekipet Farka Volej dhe Tiranën në gjysmëfinale me të njëjtin rezultat. Në ballafaqimin Vllaznia- Farka Volej të luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit, ka patur deri diku rivalitet. Seti i parë është fituar nga shkodranët me rezultatin 25-16 dhe po ashtu edhe i dyti është mbyllur thuajse me të njëjtat shifra, 25-18. Kur pritej që ndeshja të mbyllej 3-0 për shkodranët, në setin e tretë ka qenë Farka Volej ajo që ka fituar 25-23 duke bërë që takimi të ketë nevojë edhe për set të katërt i cili do fitohej nga Vllaznia 25-21 dhe për rrjedhojë i gjithë takimi është fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Vllaznia merr edhe një malazez tjetër- Nikola Kuç

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër volejbollisti të huaj. Bëhet fjalë për malazezin Nikola Kuç. Ai është federuar pikërisht pasditen e datës 31 janar, që ka qenë e fundit e mbylljes së merkatos. Në këtë mënyrë, ka shkuar në dy numri i të huajve tek ekipi shkodran pasi pak ditë më parë firmosi me të edhe malazezi tjetër Dragan Boshkoviç. Me këto përforcime, duket qartë se Vllaznia nuk ka ndër mend ta lëshojë kollaj vendin e parë që mban aktualisht në renditje pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit.
Kroqi: Federata e volejbollit s’denjoi ta bënte Kupën në Shkodër
Pas eksperiencës shumë pozitive me ndeshjet finale të Kupës së Republikës në basketboll për meshkuj dhe për femra gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, klubi shumësportësh Vllaznia ka kërkuar të zhvillojë po në Shkodër edhe finalet e Kupës së Republikës në volejboll për meshkuj. Një kërkesë e tillë i është adresuar Federatës përkatëse por në fakt këtë herë përgjigja ka qenë negative. Arsyeja duket disi banale: Kërkesa është bërë vonë! Ai që ka shpjeguar këtë çfarë ka ndodhur ka qenë drejtori i këtij klubi Mark Kroqi i cili në një prononcim për shkodrasport.com është shprehur: Dragan Boshkoviç hedh firmë për Vllazninë. Vij për titullin
Ditën e sotme ka hedhur zyrtarisht firmë në kontratë një nga volejbollistët e ardhur tek Vllaznia. Bëhet fjalë për Dragan Boshkoviç. Malazezi është i datëlindjes 08.06.1994 dhe vjen nga ekipi i Buduçnost. Të dhënat e tij duken shumë të mira dhe po ashtu kemi të bëjnë me një volejbollist shumë cilësor. Fakti që sezonin e kaluar ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar U-19 të Malit të Zi, flet vetë. Gjërat kësisoj janë në rrugë të mbarë për Vllazninë e volejbollit. Afrimi i një sponsori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga ana e klubit shkodran, ka rregulluar shumë gjëra në këtë ekip që është pretendent për titullin kampion. Vllaznia gjen sponsor. Vijnë edhe dy volejbollistë malazezë
Vllaznia në kërkim të një sponsori. Duhen 10 mijë euro për titullin
Tre ekipet të Vllaznisë në volejboll, të parët në renditje
Përveç basketbollit, edhe sporti i volejbollit në klubin shumësportësh Vllaznia, është duke bërë gjithçka mirë. Me ekipin e parë të meshkujve që ndodhet në vend të parë pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit, por edhe me ekipet e të rinjve dhe të rejave që e kanë mbyllur në vend të parë fazën e parë të kampionateve. Duket se gjithçka po shkon mirë me këtë sport. Tek ekipi i të rinjve që drejtohet nga trajneri Mirjam Rrahishta, ai ka zënë vendin e parë në grupin e tij duke qenë kësisoj një nga ekipet e kualifikuar për fazën e dytë të kampionatit që do të luftojë për titullin kampion. Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Minatorit të Rrëshenit

E ndërsa faza e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ka përfunduar, ajo për femra vazhdon. Ekipi I Vllaznisë ndeshjen e rradhës për kampionat e ka luajtur pasditen e së shtunës ndaj Minatorit të Rrëshenit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar pastër nga vajzat shkodrane me rezultatin 3-0. Takimi nuk ka patur shumë histori.
Vllaznia për meshkuj pretendente për të fituar Kupën e Flamurit

Festa e Flamurit do të shoqërohet me një aktivitet shumë interesant në sportin e volejbollit. Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të organizojë një turne me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira për momentin në kampionatin e meshkujve dhe e ka emërtuar atë Kupa e Flamurit. Pjesmarrës do jenë ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Studentit dhe Farka Volej. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale pasditen e sotme sipas kalendarit Vllaznia- Farka Volej dhe Tirana- Studenti. Këto ndeshje do të luhen në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit.


















