Korabi e nis me humbje kampionatin. Mundet nga Partizani 1-3

Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë,u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Partizanit. Para fillimit të takimit me rastin e fillimit të sezonit të ri volejbollistik nga drejtuesit e KS Korabi u zhvillua një ceremoni hapje shumë interesante. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i KS Korabit, z.Bashkim Lala i cili u uroi suksese të dy ekipeve ndërsa volejbollistet vendase u dhuruan buqeta me lule mikeshave nga Tirana, gjyqtarëve dhe të dy stafeve drejtuese.
Vllaznia për femra e nis me humbje kampionatin. Mundet 0-3 në Durrës

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e javës së parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, vajzat shkodrane janë mundur 0-3 nga Teuta vendase. Seti i parë i ndeshjes ka fiksuar shifrat 25-13 dhe po këto shifra edhe seti i dytë ndërsa në të tretin kemi njëfarë përmirësimi të lojës së tyre dhe për rrjedhojë fiksohet rezultati 25-15. Një humbje e tillë sigurisht që ka qenë e pritshme ngaqë diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha si në përbërje ashtu edhe në financa.
Nis të premten kampionati kombëtar i volejbollit të femrave

Kupa e FSHV-së starton më 21 shtator. Merr pjesë edhe Vllaznia

Kampionatet e moshave në tetor. Vllaznia edhe me vajzat

Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur edhe shortin e kampionateve kombëtare të të rinjve dhe të rejave dhe e ka publikuar atë. Nga sa bëhet e ditur, ka shumë më tepër interes për kampionatin e të rejave. Janë rregjistruar për të marrë pjesë, po ashtu janë tashmë edhe pjesë e kalendarit plot 24 ekipe ndër të cilët edhe Vllaznia. Këto skuadra janë ndarë në 5 grupe dhe secili prej tyre do ketë nga 5 skuadra me përjashtim të grupit C ku merr pjesë Vllaznia. Ky grup do të ketë 4 skuadra teksa përveç asaj shkodrane janë edhe Minatori i Rrëshenit, Korabi i Peshkopisë dhe Iliria e Fushë Krujës.
Endri Jukni lë Teutën dhe bashkohet sërish me Vllazninë

Arsen Marashaj, një shkodran trajner volejbolli në Francë
Në pamje të parë ky emër nuk të thotë shumë gjë. Kuptohet që edhe ata që janë tifozë mund të kenë të drejtë sepse protagonisti i këtij shkrimi është larguar nga Shqipëria vetëm 19 vjeç. Pikërisht drejt Francës, për t'u shkolluar jo në ndonjë degë tjetër por sërish brenda sportit të tij të preferuar, atë të volejbollit. Historia e shkodranit Arsen Marashaj është shumë interesante. Fillon të luajë në Francë por e sheh që askush nuk e ka ndër mend t'i bëjë një ftesë për në kombëtare dhe i mërzitur për këtë fakt, merr zotimin të bëhet vetë trajner. Në mënyrë që nëse një ditë, atij do t'i krijohet mundësia të drejtojë kombëtaren shqiptare, të ftojë për të luajtur në rradhët e saj gjithë ata sportistë që e meritojnë. Nga Parisi, Marashaj pranon të flasë për gazetën online shkodrasport.com duke dhënë këtë intervistë:
Rrahishta: Vllaznia s’meritonte më shumë se finalen e të rinjve

Humbja në finale ndaj ekipit "Farka Volej" nuk i ka lënë ndonjë shije shumë të hidhur trajnerit të ekipit të të rinjve të Vllaznisë në volejboll Mirjan Rrahishta. Ai ka qenë i vetëdijshëm për diferencën me ekipin kampion. Ndoshta jo në cilësi por në organizim dhe në mbështetje. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, ai do të shprehej: "Sigurisht që e prisja një humbje të tillë sepse në pamje të parë diferencat mes dy ekipeve ishin të mëdha. Diferenca që dalloheshin që në pamje të jashtme të sportistëve. Sportistët e Vllaznisë me rroba civile, ata të Farkës me kostume sportive cilësore.
Vllaznia humb finalen ndaj Farka Volej 1-3. Shpallet nënkampione
