Vllaznia- Teuta s’luhet. Shkak lagështia e pallatit të sportit

0

Sfida e volejbollit të meshkujve mes Vllaznisë e Teutës është shtyrë për një afat të pacaktuar por që do të jetë në një nga këto ditë. Kësaj here shkak është bërë terreni i papërshtatshëm i parketit në pallatin e sportit në Shkodër. Në fakt është një histori e vjetër e cila përsëritet prej disa vitesh tashmë herë pas here gjithnjë në periudha të ndryshme të stinës së dimrit. Parketi është i shtruar mbi beton dhe në ditët me shi e lagështirë në parketin e “Qazim Dervishi” krijohet një lloj kondicionimi që e bën të rrëshqitshëm terrenin e për rrjedhojë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve të lojërave me dorë.

Vllaznia- Teuta, kryendeshja e javës në volejboll këtë javë

0

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj, është ajo që do luhet në Shkodër në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Teutës. Ashtu si dhe ndeshjet e basketbollit, edhe këto të volejbollit me vendim të Federatës përkatëse, janë shtyrë për të dielën për t'u luajtur për shkak të ditës së zisë që do jetë nesër. Sfida mes Vllaznisë dhe Teutës konsiderohet shumë e rëndësishme sepse janë dy ekipe rivale me njëra-tjetrën.

Vllaznia për femra mundet 0-3 nga Studenti

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Edhe pse pa trajneren Aida Shehu në stol Studenti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër përballë vajzave kuqeblu në setet 0-3. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”. Edhe në këtë sfidë ka qenë eksperienca ajo që ka vendosur. Vllaznia ka shfaqur dëshirë të madhe dhe shumë ego për ta fituar ndeshjen por shkodranet i ndëshkon mungesa e eksperiencës.

Vllaznia fiton 3-0 në Tiranë ndaj bardhebluve

0

Java e dytë e fazës së dytë të kampionatit kombëtar të volejbollit për të rritur, ka dhuruar një fitore për ekipin e Vllaznisë. Ai ka luajtur në transfertë ndaj Tiranës dhe ndeshja është luajtur në kryeqytet.

Javë me humbje për dy ekipet e Vllaznisë

0

Dy ekipet e volejbollit te klubit Vllaznia nuk kane arritur te fitojne ne ndeshjet  e tyre te kesaj jave. Te dy ata kane humbur me te njejtin rezultat, 0-3. Ekipi I meshkujve ka pritur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne kuadrin e javes se pare te kampionatit, ekipin e Studentit. Pritej ndoshta me teper nga djemte e trajnerit Kalaja por ata jo vetem qe nuk kane mundur ta fitoje ndeshjen por as te marre qofte edhe nje set.

Vllaznia fiton 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka mbyllur me fitoren fazën e parë të kampionatit. Sot në drekë, djemtë e trajnerit Kalaja kanë arritur suksesin e rradhës teksa kanë fituar në Korçë ndaj Skënderbeut vendas me rezultatin 3-1. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga shkodranët 25-23 teksa ka patur shumë rivalitet.

Volejboll femra: Vllaznia mundet 0-3 nga Tirana

0

Pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është luajtur ndeshja e rradhës e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Kuptohet që epërsia ka qenë në favor të vajzave kryeqytetase që kanë fituar pa shumë mund me rezultatin 3-0.

Vllaznia mund 3-0 Elbasanin, femrat humbasin ndaj Partizanit

0

Java e fundit ka qenë e mbarë për ekipin e meshkujve të volejbollit të Vllaznisë të cilët kanë fituar në Shkodër ndeshjen e rradhës. Përballë tij ka qenë ekipi i Elbasanit dhe fitorja nuk është vënë për asnjë moment në dyshim teksa në fund të ndeshjes janë fiksuar shifrat 3-0.

Vllaznia për femra humbet 1-3 me Skënderbeun

0

Volejbollistet shkodrane kane lene pas fitoren e javes se kaluar me ekipin UMB Volej dhe mesditen e se shtunes kane humbur ne ndeshjen e rradhes, ate me Skenderbeun e Korçes. Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te qytetit tone dhe eshte mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te vajzave korçare.

Vllaznia mund Teutën 3-2 brenda në Durrës

0

Një fitore shumë të rëndësishme ka arritur mbrëmë ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Ai ka fituar 3-2 ndaj Teutës së Durrësit brenda në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të këtij qyteti. Ndeshja ka qenë me shumë emocione dhe ka zgjatur mbi dy orë.