Pas refuzimit të ofertës së parë prej 90 milionë euro+ Marcos Alonso, Chelsea është rihedhur përsëri në sulm për të blerë Romelo Lukaku.

Oferta e radhës nga londinezët pritet të jetë 120 milionë euro për të përfituar shërbimet e lojtarit, aq sa është edhe shifra e vendosur nga Interi.

Kujtojmë që Lukaku u ble për shifrën e 92 milionë euro nga Interi dy vite më parë, teksa kishte kaluar një sezon aspak pozitiv tek Manchester United.

Në dy vite tek Interi, sulmuesi i Belgjikës ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Serisë A. /Sport Ekspres/