Trajneri i Laçit, Armando Cungu në prononcimin për Supersport pas triumfit me Flamurtarin, ka theksuar se kampionati është duke ardhur drejt fundit dhe se tashmë pikët janë më të rëndësishme se loja. Ndërkaq, Cungu u shpreh se pavarësisht mungesës së golit, Nuabueze i ka shërbyer ekipit.

“E rëndësishme është që i arrit objektivi i ndeshjes. Ishte e vështirë edhe për shkak terreni. Pas dy humbjeve ekipi kishte një stepje edhe pas dy tre golave nuk ishim të lirshëm. Por, rezultati nuk u vu në diskutim për asnjë moment. Prej tensionit kemi gabuar, prapa si ekip. Duhet të korrigjohemi se kemi gabuar shumë dhe duhet të jemi më të përgatitur kur kundërshtari ka topin.

Goli i Nuabuezes ka kthyer qetësinë? Futbolli nuk është gjithmonë e tillë. Ka momente të mira, por janë edhe momente dhe ndeshje të caktuara nuk ia del. E rëndësishme është të ruhet qetësia dhe ti shërbej ekipit dhe këtë i kemi kërkuar. Duhet të kemi vazhdimësi përsëri. Është lojtari që ka konsumuar edhe më shumë se të tjerët. Oshilacionet janë të pranueshme.

Rapo ka sakrifikuar dhe duhet ta falënderoj. Fangaj kishte gjendje gripale. E rëndësishme është që kanë qenët të gatshëm të kontribuojnë për ekipin aty ku ka qenë e nevojshme. Kampionati vjen drejt fundit dhe nuk duhet të presim gjëra të bukura. Kemi luajtur bukur dhe nuk kemi marrë rezultatet si ndaj Kukësit. Kampionati është drejt fundit dhe duhet të jemi pragmatist sepse pikët vlejnë më shumë se loja”, tha Cungu./vipsport/