...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDebati Tahiri- Marini: Është turp që ti të jesh drejtor i Partizanit

Debati Tahiri- Marini: Është turp që ti të jesh drejtor i Partizanit

Ndërsa po flitej për humbjen e Partizanit ndaj Erzenit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka ndërhyrë drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini.

Ky i fundit i ka dërguar një mesazh, moderatorit të emisionit, Gerti Çarçani, ku shkruhej: “Turp që kërkoni gjilpërën në kashtë. Sot ishte thjesht fat i keq.”

Kjo nuk u prit aspak mirë nga të pranishmit, ku Sulejman Starova dhe Ermal Tahiri kanë reaguar menjëherë. “Elton, se je miku im. Me cilin e ke atë gjilpëra në kashtë”, tha Starova.

Tahiri në fjalët e tij, tha se në rast se Marini nuk e mendon njësoj humbjen, atëherë është turp që është drejtor i Partizanit.

“Ta dimë për kë e ka atë. Ne kështu e mendojmë ndeshjen. Nëse ai nuk e lexon kështu, atëherë turp për atë që është drejtor i Partizanit. Ne nuk po e themi për të keq, po e themi për të mirën e Partizanit. Nëse ai nuk e gjen gjilpërën këtu ku themi ne, atëherë nuk merr vesh”, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.