Arrihet akordi paraprak. Derbi i javës së 15-të të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”, të enjten e datës 5 dhjetor, në orën 20:00.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori Supersport, Dritan Shakohoxha, në emisionin “Zona Gol”.

Kujtojmë që Supersport programon axhendën e Kategorisë Superiore, duke qenë se ka të drejtën ekskluzive të këtij kampionati.

“Juli do më vijnë disa shokë nga Amerika. Dua 4 bileta për derbin Partizani-Tirana që do të luhet të enjten, më 5 dhjetor, në orën 20:00 në “Air Albania”. Mi gjen dot?”, ishte batuta e Shakohoxhës për Ahmatajn.