Edi Rama ka hequr “kostumin” dhe përgjegjësinë e drejtimit të shtetit në një moment, për t’iu futur analistit sportiv në Itali.

I njohur si tifoz i Juventusit, Rama nuk ka ngurruar që ta cilësojë Dibalën të mbivlerësuar. Nga ana tjetër vjen sygjerimi që Chiellini, tanimë i larguar nga bardhezinjtë, të futet në Ministrinë e Rinisë.

“Dibala kurrë nuk arriti të ishte ai që të gjithë mendonin se ishte. Ndoshta ka të drejtë ai që thotë se është i mbivlerësuar.

Chiellini? Po të isha Draghi, do t’i propozoja Ministrinë e Rinisë, që t’i jepte brezit të ardhshëm detyrën në mbrojtjen e vlerave”, tha Rama.