Opinion nga Qamil Gjyrezi*

Situatën e Vllaznisë, këtij simboli të qytetit 2400 vjecarë, sic është Shkodra e kam ndjekur më së shumti nga media e shkruar dhe ajo vizive. Nuk ka se si për një dashamirës të një ekipi futbolli si puna ime, ta ndjeki ecurinë e këtij simboli në stadium, kur ekipi i tij i zemrës, e fillon kampionatin me humbje në shtëpinë e vet me Skënderbeun.

Ky fenomen ndodh në sport, por në këtë mënyrë nuk ka ndodhur as para viteve 90-të, kur Vllaznia nuk ka pasë nivel sportiv dhe grup lojtarësh dhe në fakt përballej me ekipit e mëdhenj të kohës sic kanë qenë “17 Nëntori”, “Dinamo”, e “Partizani”, pavarësisht nivelit të tyre më të lartë dhe pozitës së ekipit të Vllaznisë. Propaganda komuniste investonte shumë për këto ekipe politike, por Vllaznia me talentin e futbollistëve të mrekullueshëm të saj, me shpirtin e lartë të garës dhe me publikun e zjarrtë të saj, ja ka dalë duke sfiduar shpesh edhe forcën e shtetit diktatorial dhe ekipet e tij të preferuar. Megjithatë Vllaznia ka arritur shumë suksese edhe para viteve 90-të duke fituar kupa republike dhe kampionate, që më kujtohen me shumë emocione, mbasi ka vlera të mëdha morale e materiale, një histori brilante, me ngjarje dhe emra të mëdhenj. Mbas viteve 90-të, pavarësisht mënyrës së menaxhimit dhe ndryshimit të kushteve ekonomike dhe shoqërore të trajtimt të futbollit kombëtarë edhe në europën lindore, nuk duhen harruar arritjet e presidentëve Myftar Çela, Valter Fusha , Xhevdet Amuli dhe Agron Çela, si për rezultatet e arritura ashtu edhe për mënyrën e menaxhimit, që në kohë tonë merr një rëndësi të vecantë, kërkon mënyrë të vecantë të menduari dhe të sjelluri, kërkon “agresivitet” të përballosh shpesh tregun e “keq” të kampionateve tona dhe mënyrës se si zhvillohen ngjarjet e futbollit tek neve por edhe në Europë dhe botë. Futbolli kombëtarë dhe ai botërorë, po përballohet me fenomene të reja të cilat nuk kishin ndodhur më përpara, me trukime dhe ndikimn e tregut të keq financiar te ky sport i mrekullueshëm, duke ndikuar shpesh edhe tek cilësia e tij.Nuk duhet harruar se kjo mënyrë menaxhimi, në një botë të trazuar financiarisht,shpesh edhe ja ka rritur edhe nivelin futbollit, aty ku ka rregulla dhe nivel. Po sjell një shembull model sic është Gjermania, ku nuk bahet fjalë as për krizë financiare dhe mënyrën se si federate gjermane e ka përballuar sfidën e financave botërore dhe lojën e kompanive të basteve me futbollin. Pa bërë një analizë më sintetike, mendoj se stafi aktual është përgjegjësi kryesorë për menaxhimnin e Vllaznisë. Kujtoj largimin e Josës pa argument, shikojeni si e drejton Skëndërbeun Mirel Josa si trajner dhe futbollist model dhe blerjen pa argument dhe dështimin e Rudi Vatës. Mendoj se publikut i kujtohet debati “shterpë” pa asnjë përfitim i stafit drejtues të Vllaznisë me Vatën. Menaxhimi i ekipeve nga borde të bashkive ishte edhe orientim nga UEFA dhe vetë Mishel Platinit, pasi menduan për ndalimin e trukimeve dhe menaxhimin më të mirë të aseteve njerëzore sportive e material të klubeve të futbollit. Ky fenomen kangjarë edhe në Europë. Por kjo mënyrë menaxhimi ka 2 vjet që nuk jep asnjë rezultat pozitiv sportiv për Vllazninë. Vllazninë sot e drejtojnë disa individë që deri para drejtimit të saj nuk kanë shkuar për ta ndjekur në stadium, të paaftë dhe pa asnjë lidhje me futbollin dhe të paaftë pë të përballuar mënyrën se si funksionon ky sport tek neve, në kampionatin tonë.
E kanë kot që përpiqen të justifikohen me nivelin e sportistëve dhe blerjet, siç lexova në një të përditshme sportive. Janë pikërisht këto persona që kanë bërë
blerjet, nuk i ka blerë këto futbollistë dhe trajnerin publiku i Shkodrës, që pret rezultate dhe performancë. Para shkarkimit të trajnerit dhe blerjeve të reja, duhet të shkarkohen drejtuesit e saj. I bëj thirrje zotit Lorenc Luka që në realitet po përpiqet të punojë për zhvillimin dhe rritjen ekonomike dhe kulturore të rëndësisë së qytetit, dhe që është edhe i zgjedhuri nga qytetarët e Shkodrës për 8 vjet nga të majtët e të djathët, që ta marri situatën në dorë.Nësë mendon se kjo mënyrë menaxhimi nuk funksion, do të ishte ma mirë që Vllazninë ta menaxhonte një menaxher, president privat siç ka qenë përpara dhe shembulli i Valter Fushës, Myftar Çelës, Xhevdet Amulit dhe Agron Çelës që janë shembuj shumë pozitiv për ti promovuar. Mançesteri përveç ekonomisë dhe rëndësisë politike, njihet për grevat e
punonjësve në shekullin e 17-të dhe për ekipin e tij të madh dhe në kulturë për Bitëllsat. Kjo pasuri ja ka rritur rëndësinë këtij metropoli. Edhe Shkodra, krahas simbolit të kalasë 2400 vjecare dhe njerëzve të mrekullueshëm të Shkodrës, ka për simbol natyrën e saj, burimet natyrore e njerëzore dhe Vllazninë dhe kulturën shekullore, të cilat duhet të menaxhohen dhe ti shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë. Dikujt i intereson “ulja” e akisoneve dhe vlerave morale dhe materiale Vllaznisë për ta blerë “lirë”. Unë nuk jam kundër privatizimeve. Në kapitalizëm privatizimet janë fenomene positive. Unë mendoj se duhet ta blejnë shpejt nëse duan, nuk ka rëndësi se kush ose të gjejnë forma të tjera menaxheriale. Ai që humbë në këtë lojë është publiku i mrekullueshëm shkodranë dhe simboli Vllaznia. Mendoj se media sportive po mban bën të njëjtin qëndrim me Vllazninë si kampionatin e shkuar. Ajo duhet të jetë më kritike me drejtuesit e saj dhe me nivelin sportiv të Vllaznisë, në favor të publikut dhe qytetarëve më të mirë në Ballkanin jug-perëndimorë, siç janë shkodranët.

 

*MUZIKANT DHE LEKTOR I LENDES “PSIKOLOGJI DHE TERAPI ARTIT”