Tomori befasoi opinionin sportiv me fitoren e djeshme kundër Dinamos në Kategorinë e Parë. Trajneri i beratasve ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur më tepër për projektin e klubit të tij dhe ndeshjen kundër “nëndetëses blu”.

Polizoi Arbri, nje futbollist i njohur i disa skuadrave, teksa ka luajtur me sukses edhe me Vllaznine, tashme po drejton skuadren e qytetit te tij te lindjes dhe ka pohuar se shanset e Tomorit janë rritur ndjeshëm pas këtij triumfi, teksa edhe kalendarin e kanë në favorin e tyre.

“Ashtu siç mori rrjedha e lojës, i kishim humbur shpresat për 3 pikë. Por për një pikë ishim të bindur, Futbolli shkon ashtu siç nuk e pret. Tifozeria dhe njerëzit këtu në Berat jetojnë me futbollin. Deri tani shpresat janë të mëdhaja, të shikojmë rrugës. Momentalisht janë tre ekipe që po rivalizojnë njëri-tjetrin, Skënderbeu, Dinamo dhe Flamurtari.

Por gara po bëhet mjaft e fortë. Me këtë ndeshje na rriten shanset. Edhe kalendarin e kemi në favor. Po punohet shumë me ekipin e para të rinjve dhe të të rinjve për të furnizuar ekipin e parë. Por duhet koha e vetë. Janë diku te 2-3 lojtarë që janë premtues. Emrat nuk po i bëj publik”, ka thënë Polizoi Arbri./Sport Ekspres/