Trajneri Thomas Brdariç tashme eshte larguar dhe kapitulli i tij tek Vllaznia eshte mbyllur duke nisur tashme nje tjeter, ai i Elvis Plorit ne krye te kesaj skuadre.

Gjermano- kroati pavaresisht te gjitha meritave ne punen e tij, duhet thene se nuk u ka besuar shume te rinjve dhe ky eshte nje fakt qe nuk mund te mohohet.

Megjithate tani me ardhjen e Plorit mbetet per t’u pare nese do te ndryshoje kjo gje apo jo. Ndoshta ate do ta ndihmojne edhe mungesat e shumta qe do te kete ne ndeshjen ndaj Egnatias.

Si rrjedhoje, nga sa eshte pare dy ditet e fundit ne stervitje, nuk perjashtohet mundesia qe ne Rrogozhine ta nise nga minuta e pare futbollisti Geralb Smajli.

Kuptohet qe ne keto momente presioni per rezultatet eshte maksimal, por nuk perjashtohet mundesia qe Elvis Plori t’i besoje me shume te rinjve sesa paraardhesi i tij./SHKODRA-SPORT.COM/