Borussia Dortmund nuk do të ketë një verë të qetë, pasi do të duhet të përballojë ofertat e klubeve të mëdha për Erling Haaland dhe Jadon Sanchon.
Ky i fundit është më pranë largimit, pasi skuadra e Manchester United po insiston për nënshkrimin. Mirëpo Dortmund nuk duket se do të do të dorëzohet lehtë dhe do ta thotë fjalën e fundit.
Sipas “Forbes” verdhezinjtë kanë një planë për ta mbajtur Sanchon në skuadër.
Dortmund po planifikon ta hap thesin dhe t’i ofrojë lojtarit zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 e shoqëruar me një rritjen e pagës.
Paga vjetore e futbollistit anglez do të bëhet nga 6 milionë euro në 10 milioë euro në sezon.
Dortmund është i sigurt se do të arrijë një marrëveshje me lojtarin. Dosja Sancho do të jetë padyshim një nga më të nxehtat në merkaton e ardhshme. Rast për t’u ndjekur.