Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, premton se nëse kryeministri Rama do të përmbushë kërkesat e Ligës, ai brenda 5 minutash i bën klubet të ndryshojnë vendimin e tyre për bojkotin.

Presidenti i FSHF-së, i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ka theksuar se pret që të paktën Kategoria e Parë të rifillojë pas ndalesës së kombëtareve.

Ky vendim nuk është marrë nga unë, por nga presidentët e klubeve që vendosën të bojkotonin kampionatin. Kjo nuk është shantazh ndaj Qeverisë.

E ftoj Kryeministrin ta ushtrojë kompetecën e tij dhe unë për 5 minuta bëj që kampionati të rifillojë sërish. Sipas meje Kryeministrit i ka lënë një shije të keqe bojkoti pasi tha luani se pastaj e zgjidhim. Tifozët duan futbollin në fushë dhe nuk u interesojnë se kush e ka fajin, qeveria apo FSHF-ja.

Dy skuadra të Kategorisë së Parë nuk kanë plotësuar licensimin e duhur dhe janë përjashtuar. Të dyja ekipet kanë apeluar dhe pritet përgjigja. Kategoria e Parë do të fillojë kur e ka vendosur Komiteti Ekzekutiv që i bie të luhet pas ndeshjeve të Kombëtares. Kampionati dhe Kupa do të luhet siç është parashikuar”, tha ndër të tjera Duka.