Java e 25-të e Kategorisë Superiore dhuroi shumë emocione nga fitorja e shumë pritur e Vllaznisë, nga ndalesa e Laçit ndaj Tiranës, tek barazimi pa gola e Partizanit me Teutën.

“Panorama Sport” ka përzgjedhur 11-shen më të mirë dhe më të dobët të javës. Tek formacioni më i mirë është përzgjedhur moduli 3-5-2, ku spikasin emrat e lojtarëve të Tiranës si, Çelhaka, Toshevski dhe Ismajlgeci.

Nderkohe pjese e ketij formacioni jane edhe dy futbolliste te Vllaznise, pikerisht autori i golit Ardit Hoxhaj qe i dha tre pike me shume vlere ekipit te tij me ate gol te minutes se 92-te. Po ashtu edhe mbrojtesi Dajan Shehi i cili zevendesoi Eni Imamin ne kete ndeshje, por me paraqitjen e tij beri qe kjo mungese te mos ndihej fare.

Trajneri më i mirë – Përfundimet e ndeshjeve të javës së 25-të kanë ndezur sinjalin e shpresës për Skënderbeun, i cili siguroi fitoren në transfertë në “derbin” e mbijetesës me Apoloninë. Nisur nga ndikimi që ka fitorja e korçarëve, Migen Memelli meriton të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 25- të të Superiores. Fare mirë në këtë pozitë mund të ishin edhe trajnerët Orges Shehi dhe Veljko Dovedan.

Trajneri më i dobët – Apolonia mori një goditje të madhe në shtëpi, pasi i mundi një rival direkt për mbijetesën, Skënderbeu. Në të tilla raste përgjegjësia e madhe bie mbi stafin teknik, pasi nuk kishte zgjedhur strategjinë e duhur. Meqë zhgënjimi më i madh i javës u përjetua në Fier, i bie që Fabricio Kamarata të jetë i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së fundit. Qëndrimi në Superiore duket shumë i vështirë tani.