Armando Broja e nisi si titullar miqësoren e fundit të Chelsea-it kundër Udinezes. Edhe pse sulmuesi i kombëtares shqiptare humbi 3 raste flagrante në këtë test të anglezëve, ai duket se gëzon besimin e trajnerit Thomas Tuchel.
Trajneri i Bluve të Londrës dëshiron ta ketë në ekip shqiptarin duke mos lejuar shitjen e tij. Këtë e bën me dije Simon Philips.
Gazetari pranë klubit londinez ka treguar se mes sulmuesit dhe trajnerit Tuchel ka pasur një takim mes tyre. “Timonieri” i anglezëve ka folur me superlativa për shtatlartin duke shprehur dhe besimin për të pasur në skuadër.
Ai ka vënë veton dhe vështirë se 20-vjeçari do të mund të “braktisë” në këtë merkato vere skuadrën e Chelsea-it.