Prej disa kohësh diskutohet se Paul Pogba do largohet nga Manchester United, kjo për shkak të marrëdhënieve të acaruara që ka mesfushori me Jose Mourinhon.

Ish-lojtari i Juventusit nuk konsiderohet më i paprekshëm në “Old Trafford” dhe për këtë arsye po mendohet një shkëmbim sensacional me Marco Verrattin.

The Independent” shkruan se shkruan se drejtuesit e Manchester United po mendojnë një shkëmbim mes francezit dhe italianit në merkaton e verës.

Verratti shihet nga Mourinho si një opsion më i vlefshëm për mesfushën e United sesa Pogba.

Nga ana tjetër edhe PSG-ja po kërkon që të ndërtojë një ekip me bazë franceze dhe ata do e mirëprisnin një shkëmbim të tillë në merkaton e verës.