Dinamo ka vendosur të bëjë disa rikthime të rëndësishme për të çuar ekipin sërish në elitë. Para disa kohësh drejtuesit emëruan në stol Dritan Mehmetin dhe si zëvëndës Luan Pinain, dy ish-dinamovitë. Por ditën e sotme klubi ka bërë të ditur edhe një rikthim të madh.

Bëhet fjalë për Faruk Sejdinin, i cili është një nga figurat më të mëdhaja të futbollit shqiptar dhe klubit dinamovit. Drejtuesit e bluve e kanë afruar Sejdinin të jetë pjesë e stafit teknik. Ai do të këshillojë pjesën e mbetur të sezonit trajnerin Dritan Mehmeti.

Objektivi i Dinamos në sfidat e mbetura në Kategorinë e Parë është marrja e sa më shumë pikëve për të qenë pjesë e Superiores vitin tjetër. Blutë renditen të dytët me 34 pikë, 1 pikë larg Flamurtarit të vendit të parë dhe me pike te barabarta me Skenderbeun.

Gara pritet te jete shume e forte dhe per kete arsye drejtuesit e klubit kane dashur qe per te mos gabuar, stafi te keshillohet me “Xhaxhin”, njeriun me shume pervoje dhe tashme mbetet per t’u pare nese keshillat e tij do japin rezultat apo jo.