Kategoria Superiore zbret sot në fushë për të luajtur javën e 18-të, teksa do të zhvillohen dy takime interesante, në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të luhet Kastrioti-Vllaznia dhe në orën 16:45, do të zhvillohet dueli i titullit, Tirana-Kukësi në stadiumin “AIR Albania”.

“Shkodra Sport” meson se në takimin Kastrioti-Vllaznia, arbitër kryesor do të jetë Adrian Beqiraj i kolegjumit te Tiranes, i cili pak dite me pare ishte ne VAR ne ndeshjen e Kupes ne Vlore.

Ne ndeshjen e sotme ai do te jete i mbështetur nga asistentët Astrit Mahmuti dhe Taluand Kasa ndersa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bastari.

Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Rexhino Mersinasi. Vezhgues i arbitrave ne kete takim eshte caktuar Servet Bogdani, ndersa delegat i FSHF-se Lysien Nurishmi.