Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin e javës së 9-të me dy sfida interesante.

Në orën 17:45, do të luhen dy ndeshje: Në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet dueli Teuta-Partizani dhe në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet Vllaznia-Bylis.

Në sfidën Teuta-Partizani, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, i mbështetur nga asistentët Egin Doda dhe Marjus Qose.

Arbitër i katërt pritet të jetë Olti Cela.

Në VAR do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, ndërsa në AVAR, Feliks Kolleshi.

Në ndeshjen Vllaznia-Bylis, arbitër kryesor do të jetë Adrian Beqiraj, i mbështetur nga asistentët Rejdi Zajimi dhe Rexhep Muzhaqi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Klodjan Prenga.

Në VAR do të jetë Kridens Meta, ndërsa në AVAR, Mario Shazivari.

VLLAZNIA – BYLIS:

Arbitër kryesor – Adrian Beqiraj (Tiranë)

Asistent i parë – Rejdi Zajimi (Tiranë)

Asistent i dytë – Rexhep Muzhaqi (Elbasan)

Arbitër i katërt – Klodjan Prenga (Laç)

VAR – Kridens Meta (Tiranë)

AVAR – Mario Shazivari (Tiranë)