Pavarësisht dyshimeve dhe mendimeve nëse do të kishte edhe probleme të tjera, në fakt nga kampi shkodran vijnë lajme të mira.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Kamzës do të ketë vetëm një futbollist që do të mungojë.

Ai është Nurudeen Orelesi, nigeriani që u dëmtua në ndeshjen e Vlorës dhe e ka të pamundur të jetë në fushë në takimin e rradhës.

Dy të tjerët që ishin në dyshim për këtë sfidë, sulmuesi Sukaj dhe mesfushori Kalaja janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Padyshim që këto janë lajme të mira për stafin teknik sepse do të ketë mundësi që të bëjë përzgjedhjet e duhura për formacionin.

Mungesa e Orelesit, pavarësisht vlerave të tij, mund të mos ndikojë sepse në pozicionin ku ai luan, ka edhe të tjerë futbollistë që e zëvendësojnë.

Objektivi i Vllaznisë për sfidën me Kamzën është normalisht vetëm fitorja sepse çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për të dhe do t’i ndërlikonte seriozisht pozitat e saj në renditje.
www.shkodrasport.com