Humbja ndaj Tiranes i ka kushtuar shume trajnerit Thomas Brdariç. Nga sa ka bere te ditur klubi shkodran, ai ka vendosur ta nderprese kontraten me te mbremjen e sotme.
Permes nje komunikate zyrtare te shperndare per mediat, Vllaznia ka njoftuar njekohesisht se ekipi tani e tutje do te drejtohej nga Elvis Plori.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori.
Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!