Per te dytin sezon me rradhe do te drejtoje Teuten, por Edi Martini mendjen dhe zemren i ka te…Vllaznia. E ka shprehur kete gje edhe gjate emisionit te sotem ne “Radio Tirana” me gazetarin Ervin Baku.
Nder pyetjet e shumta qe i jane bere, padyshim qe kane qene edhe ato per karrieren e tij si futbollist, por edhe tashme si trajner, per momentet me te veshtira por edhe me te lumtura.
Per sukseset me te medha, por edhe per deshtimet. Edi Martini ne shume prej pergjigjeve eshte ndalur tek “Vllaznia”, skuadra e tij e zemres, duke treguar edhe njehere tjeter sa i lidhur eshte me te.
I pyetur nga gazetari Baku se cila eshte skuadra shqiptare me e mire e te gjitha koherave, Edi Martini eshte shprehur: “Do tregohem pak lokalist, Vllaznia e vitit 1987”.
Nderkohe ne perzgjedhjen e me te mireve sipas roleve, ai ka zgjedhur ish- mbrojtesin e Vllaznise Hysen Zmijani si me te mirin e reprtit te prapavijes. Po ashtu, nje tjeter futbollist te skuadres shkodrane si mesfushorin me te mire te te gjitha koherave, pikerisht Sabah Bizin.
Kete te fundit e ka perzgjedhur edhe si futbollistin me te mire te te gjitha koherave ne futbollin shqiptar. “Ai është gjenerali i futbollistëve… Dhe jo vetëm në fushë”, deklaroi Martini.
Po nga Shkodra eshte edhe trajneri me i mire i te gjitha koherave ne futbollin shqiptar, Ramazan Rragami. Te pakten keshtu mendon trajneri aktual i Teutes.
Goli më i bukur ne karrieren e tij: Viti 1993, Partizani vs Vllaznia 1-3. “Partizani udhëhiqte 1-0. Ne barazuam 1-1. Ata nisin topin nga qendra. “Më vjen topi mua dhe i shënoj Nallbanit nga mesi i fushës, 1-2”, deklaroi Martini.
Momenti më i vështirë i karrierës: Si lojtar: Dëmtimi në Frankfurt. “Isha në momentin tim më të mirë”, deklaroi Martini. Si trajner: Finalja e Kupës së Shqipërisë Vllaznia vs Besa. “Udhëhiqnim 1-0. Besa barazoi në fund. Shkoi me shtesë dhe humbëm 1-2”.
E ndersa Edi Martini vlereson gjithçka mire per te kaluaren e Vllaznise, ne fakt nuk mendon keshtu per ate aktualen, ndonese mendon se ka permiresime ne krahasim em sezonin e kaluar.
Cila skuadër e fiton kampionatin vitin tjetër: “Do të ketë shumë rivalitet, mes 5 skuadrave: Tiranës, Kukësit, Laçit, Partizanit dhe ne”, deklaroi Martini.