Edi Martini ka vizituar vendin e punës te Teuta, aty ku shkodrani ka punuar për 18 muaj duke fituar katër trofe. Dy Superkupa, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë ia doli të fitojë 47 vjeçari.

Trajneri është bërë nostalgjik duke vizituar miqtë e tij në “Niko Dovana”, teksa ka pozuar me trofetë e fituar. Tej anës profesionale, Martini ka fituar shumë miq në Durrës, ndërsa duket se i ka dyert e hapura në klub.

“Kënaqësi kur viziton vendin ku ke punuar e ku ke fituar të gjitha Kupat e mundshme. Shpërblimi i 18 muajve punë. Faleminderit Zot”, shkruan Martini.

Me keto trofe, ai eshte bere trajneri me i suksesshem ne gjithe historine e futbollit durrsak dhe per kete arsye, meriton nje vend nderi ne panteonion e arte te ketij klubi.