Kriza e Vllaznisë ka vijuar edhe në ndeshjen e rradhës kundër Kastriotit me humbjen 1-2. Disfatëqë ka “tronditur” të gjithë në Shkodër. Një ndër ta edhe Edmond Doçi, trajneri i Vllaznia u-17 foli për këtë ndeshje duke kritikuar ashpër sjelljen e disa lojtarëve në fushën e lojës.
Doçi tha: “Vllaznia luajti futboll vetëm 45 minutat e para dhe 20 sekondat e para të pjesës së dytë. Pastaj skuadra u fik në mënyrë të pashpjegueshme dhe të patolerueshme. Nuk e kuptova atë sjellje të disa futbollistëve.
Duket se disa prej tyre tashmë janë “ngopur” me Vllazninë. Kam këtu parasysh Djurdjevic apo Mustedanagic. Dëshira e tyre ishte shumë e vogël për të dhënë kontribut në këtë takim.
Tani ndoshta është rasti që në këto javë ti jepet shansi disa djemëve të rinj dhe të fitohen për sezonin që vjen. Shpresoj që ekipi të dalë shpejt nga kjo situatë pasi ende janë në lojë për kupën, por edhe vendi i tretë nuk është edhe aq larg për ta tentuar”.
Endri ÇINARI