Egnatia do të presë sot Skënderbeun në orën 13:45, në një ndeshje që merr rëndësi të veçantë për rrogozhinasit. Duke qenë se skuadrat janë me pikë të barabarta, Egnatia kërkon të përfitojë nga ky takim për të marrë tri pikët ndaj rivalit direkt për mbijetesë.

Klubi është organizuar për të bërë thirrje që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër, në mënyrë që skuadra të ndiejë ngrohtësinë e tyre.

Ultrasit kanë përgatitur një dekor të bukur dhe besojnë fuqishëm te fitorja. Në këtë atmosferë, qendërmbrojtësi shqiptar nga Shkupi, Besart Krivanjeva, ndjen mbi shpatulla këtë presion të tifozërisë, por edhe nevojën që Egnatia ka për tri pikë në këto momente.

“Kemi një presion pozitiv të madh nga tifozët që presin nga ne. Jemi të vetëdijshëm se na pret një përballje mjaft e vështirë, për vetë pozitat që kemi të dyja ekipet. Por, ndryshimi qëndron në faktin se luajmë në shtëpinë tonë dhe nëse nuk merr pikët në fushën tënde, atëherë do të jetë e vështirë ta kërkosh këtë jashtë.

Ajo që më ngroh është fryma e besimit që mbretëron në ekip. Shikoj te shokët fytyra optimiste që reflektojnë uri për të fituar. Javët e fundit kemi luajtur mjaft mirë, por kemi qenë të pafat.

Për më tepër, kemi luajtur me 10 futbollistë në ndeshjet e kaluara. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë, grupin, ambicien, por edhe vendosmërinë, që të fitojmë ndaj Skënderbeut”, është shprehur për “Panorama Sport” mbrojtësi Krivanjeva.

Ndërkohë, krahastë dëmtuarve Bruno Telushi dheGuileherme Eller, që e kanëmbyllur sezonin tashmë, mungesë e sigurt sot do të jetë edhemesfushori Demir Imeri, i cili undëshkua me të kuq ndaj Tiranës.

Lajm i mirë për trajnerin Ramadani është rikthimi i mesfushorit Besar Iseni, i cili mësohet se e ka kaluar plotësisht dëmtimin.

Sa i përket formacionit, dilema ka për majën esulmit, aty ku Pedro dhe Delarge luftojnë për një vend. Në mesfushë risi pritet të jetë aktivizimi si titullar i Bledar Lilës.