Dje u luajtën edhe takimet e para të turit të 1/16 të kupës së Shqipërisë. Rezultati më surprizuese i këtyre ndeshjeve patjetër që ishte ai mes Egnatias dhe Kukësit. Çifti që u përball në stadiumin e Peqinit, pa si fitues rrogozhinasit me rezultatin 3-1.

Shifra këto që favorizojnë shumë ekipin e drejtuar nga Gugash Magani për kalimin më tej në këtë kompeticion. Por, rrogozhinasit përpara sfidës së kthimit me kuksianët duhet të mendojnë për kampionatin. Dhe për ta kundështari i rradhës do jetë Vllaznia.

Shkodranët nga ana e tyre fituan në kupë në shifrat 0-2 kundër Pogradecit në transfertë dhe tashmë kualifikimi është një formalitet. Por, skuadra kuqeblu nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku ka pësuar 2 humbje rradhazi me Kukësin dhe Tiranën.

Pikërisht këtë fakt do që të shfrytëzojë edhe Egnatia, që nga ana e saj po kalon një moment pozitiv. Rrogozhinasit në një humor të mirë do mundohen që ti “prishin” punë Vllaznisë. Ndeshja do luhet të hënën në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës në orën 13:45.
Endri ÇINARI