Java e 17-të e Abssinet Superiore do të hapet sot në Shkodër me ndeshjen Vllaznia-Egnatia. Në stolin e rrogozhinasve është trajneri Zekirija Ramadani, i cili edhe me një pikë duhet të jetë i kënaqur në përballjen e sotme.

Në karrierën e tij, shqiptaro-maqedonasi kundër Vllaznisë në total ka dy ndeshje, teksa një herë i ka mundur shkodranët, dhe një herë tjetër ka dalë i humbur ndaj tyre, kur ka qenë në drejtimin e Flamurtarit.

Sot, Ramadani nën drejtimin e Egnatias, do të ketë përballjen e parë ndaj kuqebluve, teksa do të jetë një takim i luftuar mes te dyja skuadrave për vetë objektivat që kanë ato.

Vllaznia duket se do kërkojë që të marrë 3 pikë në shtëpinë e saj, me shkodranët që duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë ndeshje për të dalë me pikë të plota nga ky takim.
Maringlen Zhivani