Mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj, mbetet gjithmonë në qendër të merkatos së verës, shpesh me lajme kontradiktore që lidhen me largimin dhe qëndrimin e tij te Napoli.

Lajmi i fundit është se Hysaj nuk do të lëvizë nga Napoli.

Sipas “Il Mattino”, presidentit De Laurentis ka refuzuar deri tani dy oferta për mbrojtësin shqiptar të krahut të djathtë.

Trajneri Karlo Ançelotti ndërkohë që konsideron të pashitshëm.

Madje, së shpejti pritet që Hysajt t’i ofrohet rinovimi edhe për të eliminuar klauzolën e 50 milionëve.

E ardhmja e lojtarit kuqezi ka qenë e lidhur me të ardhmen e trajnerit Sarri dhe gjatë gjithë kohës është thënë se të dy do të jenë pjesë e Çelsit sezonin e ardhshëm, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /Vipsport/