Teuta duket se i eshte kthyer ne nje “makth” Vllaznise. Kjo e fundit prej disa ndeshjesh nuk arrin dot te fitoje ndaj saj, pavaresisht deklaratave dhe optimizmit qe ekziston ne rradhet e lojtareve dhe trajnereve ne çdo pragndeshje.

Ish- futbollisti i njohur, tashme ne rolin e analistit, Ermal Tahiri, duke folur ne “Pressing” eshte shprehur se per shkodranet eshte kthyer ne nje faktor psikologjik ndeshja me durrsaket.

“E sollëm VAR që të jemi sa më të qetë. Vllaznia ka probleme me Teutën. Probleme psikologjike do thoja, pasi nuk po e mposht dot. Përjashtuar Kastriotin, të gjitha ekipet e Superiore janë në formë të njëjtë.

Teutës iu largua Bregu, por kanë ardhur dy lojtarë që shënojnë gola. Erdhi Kallaku, erdhën edhe dy lojtarë në sulm. Luan me Plakun, por ai nuk mund të luajë 90 minuta. Mund të bëhet një treshe sulmi shumë e mirë.”, u shpreh Tahiri.