Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë të re me Eintracht Frankfurt, deri më 30 qershor 2025. Vlonjati sezonin e fundit ka qenë trajner i Eintracht Frankfurt U17 dhe tani kalon te 19-vjeçarët.

Skela do të jetë ndihmëstrajner, krah Damir Agovic, në ekipin që do të luajë UEFA Youth League, ekuivalenti i Champions League për të rinj.

Ish-fantazisti i kombëtares është pjesë e klubit gjerman prej dy vitesh, ku e nisi si zëvendëstrajner te 17-vjeçarët.

Skela po i ngjit shkallët një e nga një dhe vlerësimi është maksimal për të, pasi edhe ka luajtur me Eintracht Frankfurt në periudhën 2001-2004. Ai eshte nje nga emrat me te njohur te kombetares shqiptare ne dy dekadat e fundit qe tashme pas lenies se futbollit, i ka hyre rruges se trajnimit.