Një situatë e papranueshme dhe aspak e hijshme ka ndodhur me një nga lojtarët e Kukësit në hotelin ku skuadra verilindore qëndron e grumbulluar për shkak të përballjes me Skënderbeun.
Bëhet fjalë për Vitor Feijao, i cili ka rënë pre e ofendimeve raciste nga një prej pjestarëve të hotelit “1 Maji” në Pogradec.
Ka qenë vetë futbollisti i verilindorëve që ka bërë një postim në rrjetet sociale, ndërsa e ka quajtur këtë situatë të papranueshme dhe se për të tilla ofendime nuk do e mbyllë asnjëherë gojë, pasi është krenarë për racën dhe ngjyrën e tij.
“Sot këtu në hotelin 1 Maj Pogradec në Shqipëri kalova një situatë racizmi nga një prej punonjëset e hoteli… e papranueshme… Deri kur kjo do të ndodhë pa ndëshkim, unë kurrë nuk do ta mbyll gojën dhe është e papranueshme që ne ta kalojmë këtë. Krenar për racën time, krenar për ngjyrën time”, shkruan Fejiao.