Vangjel Zguro ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në stadiumin “Loro Boriçi”. Mbrojtësi i majtë ka bërë me dije se do ta mbyllë me Skënderbeun në fund të sezonit.

Megjithatë pritet që të mbetet sërish në Superiore. Pikërisht me këtë foto të postuar, duket se pogradecari kërkon të japë një mesazh për Vllazninë.

Newsport.al raporton se Esin Hakaj është përfolur për t’u larguar drejt Partizanit dhe eksperienca e Zguros padyshim që mund t’i ndihmonte shkodranët.

Merkato e verës do të çelet në qershor dhe zhvillimet që priten janë të shumta. Por nje levizje e tille veshtire se mund te realizohet duke pare dhe maredheniet shume te ekzagjeruara ne mes ketij lojtari dhe tifozerise shkodrane.