Evitohet tragjedia në Orikum. Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme mund të kishe sjell pasoja të rënda për lojtarët e skuadrës së Kategorisë së Dytë, FC Orikut.

Erërat e forta në Orikum kanë bërë që të shkatërrohej totalisht kaleçeto ku stërviten lojtarët e Orikut në kohë me shi. Të gjitha hekurat rrethues kanë rënë brenda fushës, ndërsa për fat të mirë nuk kishte asnjë pasojë për futbollistët.

Lojtarët e skuadrës nuk kishin nisur ende stërvitjen dhe kanë mbërritur pak pasi ndodhi shkatërrimi i kalçetos nga erërat e forta.

“AlbaniasocerMedia”, ka publikuar disa pamje nga kalcetoja totalisht e shkatërruar në Orikum, ndërsa në foto duken edhe lojtarët e Orikut që shikojnë kalçeton e shkatërruar.