...
HomeKRYESOREFANTASTIKE/ Juventus të premten në Parma për të ndjekur ... Mario Mitaj!

FANTASTIKE/ Juventus të premten në Parma për të ndjekur … Mario Mitaj!

Mbrojtesi i kombetares shqiptare edhe gjate merkatos se janarit ka qene ne vezhgim te dy skuadrave italiane, por transferta nuk u realizua sepse mesa duket ata kane pritur veren. Por planet e tyre mund te ‘prishen’. Kjo sepse ne skene tashme ka dale nje emer i madh i futbollit italian si Juventus.

Diten e sotme ka qene gazeta e njohur italiane Tuttosport, e cila siç dihet eshte e afert me klubin torinez e cila shkruan se perfaqesues te Juventusit diten e premte do jene ne Parma per te ndjekur lojtarin e kombetares shqiptare Mario Mitaj, ne miqesoren qe kuqezinjte do te luajne ndaj Kilit.

Gazeta italiane i ka bere nje pershkrim te gjate karrieres se deritanishme te 20 vjeçaritme origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe, i cili ka edhe dy shtetesi ngaqe ka lindur ne Greqi dhe kjo e ndihmon per nje transferim te mundshem drejt Italise. Nga ana tjeter, ne gazete shkruhet se Lokomotiva e Moskes ka paguar ne veren e vitit 2022 shumen prej 3 milione eurosh tek AEK Athine per transferimin e tij.

Por me ecurine qe ka, per ta perfituar sherbimet e Mitajt, Juventusit apo çdo skuadre tjeter do te jene te detyruar te paguajne nje shume dy ose trefish me te larte. Aq me teper qe per mbrojtesin e majte te kuqezinjve interesi rritet sepse ai do te jete pjese e Shqiperise ne Europianin qe do te zhvillohet kete vere ne Gjermani.

Per menaxheret e tij, Silvio Pagliari dhe Benardin Kulla pritet qe vera e ardhshme te jete ‘e nxehte’ me bisedime te shumta sepse duket e sigurte qe Mario Mitaj do te lere Rusine, per te vijuar karrieren e tij ne nje prej kampionateve me te forta te Europes.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.