...
HomeFUTBOLLI I FEMRAVEFANTASTIKE/ Portierja Raxhimi luajti në finale shtatëzënë. Në fund ngriti lart Kupën

FANTASTIKE/ Portierja Raxhimi luajti në finale shtatëzënë. Në fund ngriti lart Kupën

Fitorja e Vllaznise sonte ne Kupe ndaj Apolonise ka bere qe ekipi shkodran te rrembeje kupen e shtate rradhazi duke hyre kesisoj ne histori.

Por finalja e sotme ne “Elbasan Arena” ka patur nje te vecante fantastike. Kupen presidenti i FSHF-se Armando Duka dhe kengetari i mirenjohur Bujar Qamili ia kane dorezuar kapitenes Ardiola Raxhimi.

Ne fakt, gjate ndeshjes shiritin e ka mbajtur sulmuesja Megi Doçi por ne fund te takimit, i gjithe ekipi ne menyre unanime ka vendosur qe kupen ta ngrinte lart potieria Raxhimi.

Arsyeja pse ka ndodhur keshtu, eshte zbuluar nga vete Ardiola ne nje prononcim per ” Shkodra Sport” pas ndeshjes kur eshte shprehur: “Eshte nje kenaqesi shume e madhe kur ngre lart nje tjeter trofe.

Por shpresoj qe Apolonia te mos e reklamoje ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vete ne kete takim. Po zbuloj ketu faktin se une jam shtatezene dhe prandaj gezimi eshte edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem serish ne fushe per te fituar te tjera trofe me Vllaznine”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.