Suksesi I sotëm I ekipit të Juban Danjës në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kinostudios, në fakt ka qenë I pritshëm sepse ky ekip është më I kompletuar me lojtare cilësore. Por në fakt, presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku ka qenë në tension deri në fundin e ndeshjes deri kur ka dëgjuar vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit. Në fund pastaj është ndjerë I lehtësuar. Njëkohësisht edhe I lumtur sepse më në fund bëri realitet marrjen e një trofeu. “Jam I lumtur pas kësaj fitoreje sepse në fakt e prisnim. Nuk e vumë asnjëherë në dyshim fitoren gjatë ndeshjes dhe mendoj se merituam gjithçka”- thotë për gazetën online shkodraport.com. Kur e ka krijuar këtë ekip para 7 vitesh, ai nuk e ka marrë kaq seriozisht. E ka krijuar fillimisht thjesht për hobi të tij, thjesht si pasion por me kalimin e viteve, Jaku e ka marrë shumë seriozisht këtë punë. Angazhon dy vajzat e tij si futbolliste, Emanuelën dhe Paulën, madje tek Juban Danja është edhe bashkëshortja e tij- Vasilika në rolin e zëvendëstrajneres. Shumë punë, shumë investime por sot më në fund, Fredi është ndjerë I shpërblyer e kjo duket qartë në fjalët e tij kur shprehet: “Me të vërtetë që ndjehem I shpërblyer për punën e bërë dhe investimin tek kjo skuadër prej vitesh. Fitorja e kësaj kupe, më ka dhuruar shumë emocione por shpresoj që në të ardhmen, të kemi edhe të tjera suksese”.
www.shkodrasport.com