Skuadra shkodrane ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Ulqinit ku është vendosur sërish në ambjentet e hotel “Dajti” ku qëndroi edhe gjatë fazës përgatitore. Edhe stërvitjet do t’I kryejë në të njëjtën fushë. Me shumë mundësi kuqeblutë do qëndrojnë në qytetin bregdetar të shtetit fqinj deri paradreken e ditës së mërkurë kur do luhet ndeshja ndaj Skënderbeut për kupë. Të paktën kështu është menduar ndonëse ekziston mundësia që të kthehet edhe një natë më përpara. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadra të përgatitet në heshtje. Për këtë qëllim e kanë dërguar atë në Ulqin në mënyrë që të qëndrojë e qetë gjatë këtyre tre ditëve të përgatitjes për këtë ndeshje. Kjo shkëputje nga Shkodra dhe ambjenti shkodran, do ta ndihmojnë trajnerin Vata të jetë larg zhurmës që është krijuar rreth tij. Do t’I ndihmojë futbollistët që të jenë më të përqendruar tek sfida e rradhës.

www.shkodrasport.com