Ndeshja e Vllaznise ne Korçe ndaj Skenderbeut po konsiderohet e veshtire ne opinion, per me teper qe ekipi shkodran nuk do te jete i plote ne organiken e tij. Megjithate ka edhe nga ata qe mendojne ndryshe.

Ferid Borshi, ish- futbollisti dhe trajneri i njohur i Vllaznise, ne nje prononcim per “veriusport.al” eshte shprehur i bindur se kuqeblute do te kthehen te suksesshme nga qyteti juglindor.

“E konsideroj një ndeshje të vështirë këtë me Skënderbeun, për vetë faktin se Vllaznia në këto 3-4 ndeshjet e fundit nuk ka qenë në ato lojërat që ka zhvilluar më parë. Megjithatë unë kam besim tek ekipi se kjo ndeshje nuk do të nënvlerësohet.

Pikët vlejnë njëlloj si ndaj një ekipi të dobët ashtu edhe ndaj një ekipi të fortë. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për ta mundur Skënderbeun dhe jam i bindur se do të triumfojë ndaj tij.

Do të jetë një ndeshje e hapur sepse edhe korçarët do të tentojnë të marrin ndonjë pikë për vetë pozicionin ku ndodhen në renditje. Megjithatë kjo nuk duhet t’i bëjë shkodranët ta nënvlerësojnë këtë ballafaqim.

Vllaznia kryeson me 6 pikë ndaj ekipeve të tjerë, një diferencë që nuk është e vogël, por që nuk është edhe e madhe. Kampionati është i gjatë dhe kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar asnjë ndeshje, por e përsëris edhe njëherë se skuadra shkodrane do të kthehet me tre pikë nga Korça”- ka thene Ferid Borshi./SHKODRA-SPORT.COM/