Seria e fitoreve te shkodranit Nelson Hysa ne boksin profesionist ka vijuar edhe te shtunen qe shkoi kur ai fitoi ne Gjermani ndaj vendasit Muhamed Ali Durmaz ne nje ndeshje qe eshte mbyllur ne raundin e katert per terheqje te kundershtarit.

Kjo ishte fitorja e katert ne po kaq takime te zhvilluara dhe te gjithe te fituar me nokaut. Nje ecuri kjo e shkelqyer qe e ka ndihmuar Nelson te ngjitet me hapa galopant ne renditjen e federates WBF.

Pas fitores se fundit, Hysa eshte ngjitur ne vendin e 268-te ne mes 1363 boksiereve qe ka kjo Federate. Nje ngjitje kjo shume e madhe ne nje hark kohor kaq te shkurter, kur kujtojme qe ndeshjen e pare ne profesionizem ai e ka zhvilluar me 25 korrik te ketij viti.

Dhe brenda dy muajsh, fale 4 fitoreve te arritura me nokaut (te cilat i kane dhene shume pike), ai eshte ne nje pozicion te pelqyeshem, por nuk kenaqet me kaq. Vete Hysa ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” eshte shprehur keshtu pas publikimit te renditjes se re:

“Synimet e mia jane shume ambicioze. Une i kam vene vetes objektiv qe te kap 100-shen e pare brenda ketij viti. Megjithate i gjithe fokusi do te jete tashme i perqendruar tek ndeshja e rradhes, ajo qe do te zhvilloje me 23 tetor ne qytetin e Durresit”./SHKODRA-SPORT.COM/