Në prag të sfidës së sotme me Teutën, formacioni kuqeblu nuk ka asnjë dilemë sa i takon lojtarëve që do dalin në fushë.
Në portë do jetë si gjithmonë Vujadinoviç, në mbrojtje Smajli, Petroviç, Sykaj dhe Popoviç. Në mesfushë do ketë një ndryshim me dy ndeshjet e para teksa në vend të Hasanit të dëmtuar do luajë Bardulla në krahun e majtë të këtij reparti ndërkohë që në të djathtë është Gocaj dhe në qendër dyshja Belisha- Muça. Edhe në sulm nuk do ketë ndryshim teksa do luajë Sukaj dhe Vajushi ndërkohë që SInani ndonëse është rikuperuar, do ta nisë takimin nga stoli. Trajneri Josa nuk parapëlqen ndryshimet e formacionit shpesh dhe prandaj nga sa shihet, edhe këtë ndeshje vetëm një lëvizje ka, edhe ajo e detyrueshme.