Ne ndeshjen qe po luhet ne “Elbasan Arena” ne mes Shqiperise dhe Andores, ka edhe nje fakt shume interesant. Kapiten i skuadres mike ne kete takim te parafundit te eliminatoreve te Kampionatit Europian, eshte Sergi Moreno.

Nje emer ky jo i panjohur per futbollin shqiptar sepse shtate vite me pare ai ka qene per 6 muaj pjese e kampionatit tone duke u aktizuar me ekipin e Vllaznise, pikerisht ne periudhen per trajneri ishte Rudi Vata.

Fotoja e ketij shkrimi i takon dates 24 janar te vitit 2012 kur Moreno prezantohej para gazetareve nga ana e ish- administratorit te klubit Kujtim Shaba dhe ish- drejtorit sportiv te Vllaznise Armir Grima.

Moreno atehere 24 vjeçar nuk la gjurme me aktivizimin e tij ne rradhet e kuqebluve, megjithate ai ka vijuar te luaje me pas ne ekipe te tjera duke qene njekohesisht edhe pike referimi me kombetaren e vendit te tij dhe jo me kot tashmw mban edhe shiritin e kapitenit tw saj.

Nw kwtw mwnyrw, Vllaznia ka njw pjesw tw saj nw ndeshjen qw po luhet nw Elbasan sepse pwrballw njwri- tjetrit janw dy ish- futbollistwt e saj, Bekim Balaj dhe Sergi Moreno.

Pjesa e pare e kesaj ndeshje u mbyll ne barazim ku golin per kombetaren tone e ka shenuar pikerisht Balaj nderkohe qe per miqte ka shenuar jo Moreno por nje lojtar tjeter, megjithate edhe paraqitja e veteranit ne mesin e fushes duket e mire deri tani
© shkodrasport.com