Gjianlugji Donaruma nuk po kalon një moment të mira tek PSG, ku forma e tij në ndeshjet e fundit ka qenë larg pritshmërive. Pas gafës ndaj Benzemasë që i kushtoi eliminimin nga Champions, italiani u bë përsëri protagonist negative për skuadrën e tij.

Në ndeshjen e humbur nga Monakos me rezultatin 3-0, Donaruma bëri një gafë të pabesueshme për një portier të kalibrit të tij.

Sulmuesi i Monakos, Ben Jeder goditi penalltinë, por gjuajta e tij po shkonte në drejtim të Donarumës. U duk se 23 vjeçari do ta priste, por topi i shpëtoi nga duart aq sa vetë ai u acarua.

Një sinjal jo i mirë për Italinë pasi përpara kanë “playoff-et” e Botërorit dhe me këtë paraqitje të Donarumës, vështirë që ata të kualifikohen.