Dje u tha se Enis Gavazaj dhe Xhejms Adeniji do të huazoheshin nga Skënderbeu te Laçi për ndeshjet e Europës dhe më pas këta të fundit do të shiteshin jashtë vendit, me pak fjalë kurbinasit do ishin trampolina për arritjen e kësaj gjëje.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka reaguar presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laska i cili ka hedhur poshtë arritjen e një marrëveshje korcarët, duke theksuar se klubi është duke punuar për afrime të reja, por ajo që është thënë lidhur me Skënderbeun nuk është e vërtetë.

Ndër të tjera, Laska ka hedhur poshtë mundësinë e huazimeve, duke dhënë sigurinë se lojtarët që do të vinë në ekip do të blihen, por huazime nuk do të ketë, të paktën këtë merkato.